SPAK GODET RRJETIN E HEROINËS SHQIPËRI-DANIMARKË, NJË I ARRESTUAR DHE NJË NËN HETIM

SPAK GODET RRJETIN E HEROINËS SHQIPËRI-DANIMARKË, NJË I ARRESTUAR DHE NJË NËN HETIM

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë goditur një rrjet të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të heroinës me shtrirje në Europën Veriore.

Pas hetimeve, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka caktuar masën “arrest në burg” për shtetasin me iniciale M.L., alias G., ndërsa për shtetasin E.L. janë vendosur masat “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Vendimet u ekzekutuan më 14 maj 2026.

Sipas dosjes hetimore, hetimet nisën në gusht 2023 pas operacionit të koduar “Operacioni Bacchus”, të zhvilluar nga autoritetet daneze për një grup shqiptarësh dhe shtetasish të huaj të dyshuar për trafik heroine.

Hetimet kanë zbuluar se droga futej në Denmark përmes Sweden dhe më pas shpërndahej në tregun vendas gjatë periudhës tetor 2023 – janar 2024. Heroina përzihej me substanca si paracetamol dhe kafeinë për të rritur fitimet e grupit kriminal.

Deri tani janë identifikuar tre persona në Danimarkë dhe dy të tjerë në Shqipëri, ndërsa SPAK vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *