NDJEKJE SI NË FILMA NË GREQI, ARRESTOHET SHQIPTARI ME 167 KG MARIJUANË

NDJEKJE SI NË FILMA NË GREQI, ARRESTOHET SHQIPTARI ME 167 KG MARIJUANË

Njësia anti-drogë e Policia e Greqisë në Janinë ka finalizuar një operacion të rëndësishëm kundër trafikimit të lëndëve narkotike, pas një ndjekjeje spektakolare në zonën e Epirit.

Sipas autoriteteve, gjithçka nisi në mëngjes kur oficerët e Njësisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve pikasën një automjet me targa të dyshuara si të falsifikuara, që lëvizte në aksin Konicë–Kozani.

Kur policia i bëri shenjë ndalimi, drejtuesi i mjetit nuk u bind dhe u largua me shpejtësi të madhe, duke kryer manovra të rrezikshme dhe duke hyrë në korsinë e kundërt, duke rrezikuar përdoruesit e tjerë të rrugës.

Pas një ndjekjeje intensive, automjeti u bllokua në një rrugë rurale pranë Papigos, në zonën e Zagorit, ku u arrestua drejtuesi i tij, një shtetas shqiptar.

Gjatë kontrollit në mjet u gjetën 28 pako me gjithsej 167 kilogramë e 200 gramë marijuanë, të fshehura në kabinë dhe në bagazh.

Hetimet zbuluan gjithashtu se automjeti kishte targa të falsifikuara dhe se i arrestuari ndodhej në Greqi në mënyrë të paligjshme.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *