Forcat RENEA dhe Policia e Shtetit kanë zhvilluar kontrolle të shumta në Mirditë që prej orëve të para të mëngjesit, pas informacioneve se në territorin shqiptar mund të ishte futur Elson Reçi, person i shpallur në kërkim nga SPAK që prej 15 majit 2024.
Sipas informacioneve, kontrollet janë ushtruar në banesën e Reçit në Mirditë, si edhe në ambiente të tjera, por pa rezultat, pasi ai nuk është gjetur.
Nga verifikimet e mëvonshme rezultoi se në Shqipëri kishte hyrë vëllai i tij dhe jo vetë Elson Reçi.
Elson Reçi akuzohet nga SPAK se ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për kryerjen e vrasjes së Preng Gjinit. Ai është gjithashtu nipi i Kastriot Reçit, i cili u ekzekutua me snajper në Rrëshen më 7 janar 2020.
