AKSIDENT I RËNDË NË AUTOSTRADËN VLORË–FIER, PËRPLASEN TRE MJETE

AKSIDENT I RËNDË NË AUTOSTRADËN VLORË–FIER, PËRPLASEN TRE MJETE

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në autostradën Vlorë–Fier, pranë fshatit Panaja, ku janë përfshirë tre automjete.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përplasur një furgon tip “Benz” me targa AB 498 JR, një automjet tjetër tip “Benz” dhe një mjet i tonazhit të rëndë. Për shkak të përplasjes së fortë, boti i ujit ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj, duke shkaktuar bllokim të pjesshëm të qarkullimit në zonë.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e aksidentit.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *