KORÇË/ GJENDET E PAJETË NJË GRUA E MOSHUAR NË BANESË

KORÇË/ GJENDET E PAJETË NJË GRUA E MOSHUAR NË BANESË

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në lagjen nr. 4 të qytetit.

Sipas të dhënave paraprake, ajo jetonte e vetme dhe prej disa ditësh nuk kishte pasur kontakte me familjarët. Alarmi është ngritur nga fqinjët, të cilët njoftuan autoritetet pasi vunë re mungesën e saj dhe shprehën dyshime se mund të kishte ndodhur diçka.

Nga këqyrja e parë e trupit është konstatuar një dëmtim në pjesën e kokës. Hetuesit dyshojnë se e moshuara mund të jetë rrëzuar aksidentalisht brenda banesës, duke pësuar dëmtime fatale.

Trupi i saj është dërguar në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore që pritet të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *