KIRURGU I ARRESTUAR PËR NGACMIM SEKSUAL SHFAQ PROBLEME SHËNDETËSORE, SHTROHET NË SPITALIN E KORÇËS

KIRURGU I ARRESTUAR PËR NGACMIM SEKSUAL SHFAQ PROBLEME SHËNDETËSORE, SHTROHET NË SPITALIN E KORÇËS

Kirurgu i arrestuar për dyshime mbi ngacmim seksual ndaj një 21-vjeçareje, Nikolla Nunka, mësohet se është shtruar në Spitalin Rajonal të Korçës pasi ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në ambientet e komisariatit.

Sipas informacioneve, mjeku ka pasur më herët histori problemesh me zemrën dhe nuk është ndjerë mirë, duke u dërguar për kontroll në urgjencë. Pas kryerjes së EKG-së, është konstatuar një problem kardiak, ndërsa mjekët kanë vendosur që ai të mbahet nën kujdes dhe monitorim të vazhdueshëm në spital.

Ndërkohë, autoritetet pritet të vendosin në vijim për masën e sigurisë ndaj tij, e cila ishte parashikuar të shqyrtohej nesër, duke marrë në konsideratë edhe gjendjen e tij shëndetësore.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *