Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka njoftuar sot se qeveria ka miratuar një paketë të re mbështetëse për sektorin e transportit publik.
Sipas tij, në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur që të gjitha shoqëritë e transportit publik qytetas dhe ndërqytetas të përfitojnë një kompensim prej 50 lekësh për litër karburant. Masa synon të lehtësojë kostot operative të operatorëve të transportit, në një periudhë të karakterizuar nga rritja e çmimeve të karburanteve dhe presioni financiar mbi sektorin.
Autoritetet pritet të publikojnë në ditët në vijim detajet mbi mënyrën e aplikimit, kriteret e përfitimit dhe afatet e zbatimit të këtij vendimi.
