Sezoni 2025-2026 është mbyllur në mënyrën më të keqe të mundshme për Angelo Ndreca, pasi klubi i tij Ternana ka falimentuar dhe është shpërbërë plotësisht.
Mbrojtësi shqiptar, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e rregullt e Shqipëria U21, kishte zhvilluar një sezon aktiv me 37 ndeshje në Serie C, duke kontribuar edhe me gola dhe asistime.
Pavarësisht paraqitjeve të tij, Ternana nuk arriti të sigurojë ngjitjen në Serie B, duke u ndalur në fazën e play-off-it. Menjëherë pas kësaj, klubi u përball me probleme serioze financiare që çuan në falimentim dhe më pas në shkrirjen e tij.
Në një mesazh emocional në rrjetet sociale, Ndreca u ka dhënë lamtumirën tifozëve, duke shprehur dhimbjen për fundin e papritur të klubit dhe për qytetin që e kishte pritur.
“Ta mbyllësh në këtë mënyrë të dhemb shumë. Dhemb sepse, pavarësisht se kemi bërë gjithçka, nuk mundëm të shpëtonim historinë e një qyteti…”, shkroi ai, duke falënderuar gjithashtu për mbështetjen njerëzore dhe sportive gjatë qëndrimit të tij në klub.
