FUNDI I EPOKËS POWELL, KUSH ËSHTË KREU I RI I FED?

FUNDI I EPOKËS POWELL, KUSH ËSHTË KREU I RI I FED?

Senati i Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka miratuar kandidaturën e Kevin Warsh për Bordin Drejtues të Rezerva Federale e SHBA-së, duke e afruar atë ndjeshëm me drejtimin e institucionit më të rëndësishëm financiar në botë.

Warsh u konfirmua me 51 vota pro dhe 45 kundër për një mandat 14-vjeçar në FED, ndërsa tashmë pritet edhe votimi përfundimtar për të marrë drejtimin e bankës qendrore, duke zëvendësuar Jerome Powell.

Mandati aktual i Powell përfundon më 15 maj, ndërsa zhvillimet e fundit rrisin pritshmëritë se Warsh mund të marrë shumë shpejt drejtimin e bankës qendrore amerikane.

Emërimi i tij shihet si një fitore politike për presidentin Donald Trump, i cili prej kohësh ka kërkuar një FED më të prirur për uljen e normave të interesit dhe politika monetare më lehtësuese për ekonominë.

Warsh nuk është një figurë e re në sistemin financiar amerikan. Ai ka shërbyer më parë në Bordin e FED-it gjatë viteve 2006–2011, periudhë që përfshin edhe krizën globale financiare, duke fituar profilin e një eksperti me përvojë në tregjet ndërkombëtare.

Megjithatë, emërimi i tij po shoqërohet me debate të forta politike dhe ekonomike. Kritikët paralajmërojnë se ndikimi i Shtëpisë së Bardhë mund të rrezikojë pavarësinë e FED-it, në një kohë kur inflacioni dhe pasiguritë globale mbeten të larta.

Sipas analistëve, sfida kryesore për Warsh do të jetë balancimi mes presioneve politike për ulje të normave të interesit dhe nevojës për kontroll të inflacionit.

Për tregjet financiare, ky zhvillim sinjalizon një ndryshim të madh në drejtimin e politikës monetare amerikane dhe një fazë të re marrëdhëniesh mes FED-it dhe Shtëpisë së Bardhë, që pritet të jetë më e tensionuar se në të kaluarën.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *