Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës së platformës qeveritare e-Albania, portali do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi teknik.
Gjatë kësaj periudhe, shërbimet elektronike do të jenë përkohësisht jashtë funksioni dhe aksesi në platformë nuk do të jetë i mundur.
Procesi i mirëmbajtjes do të nisë më 15 maj, në orën 22:00, dhe do të zgjasë deri më 18 maj, në orën 08:00.
Autoritetet njoftojnë se ndërhyrja synon përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe rritjen e qëndrueshmërisë së platformës për përdoruesit.
