Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Lezhë.
Sipas informacioneve paraprake, makina ishte e parkuar brenda oborrit të Dioqezës së Lezhës dhe ndodhej aty prej rreth një jave. Fatmirësisht, në momentin e shpërthimit të zjarrit nuk ka pasur persona brenda automjetit, duke shmangur kështu çdo rrezik për jetën e njerëzve.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të izoluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt godinës së Ipeshkvisë së Lezhës.
Falë ndërhyrjes së shpejtë, është bërë e mundur shuarja e plotë e flakëve dhe shmangia e dëmeve më të mëdha materiale në zonë.
Paraprakisht, dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa autoritetet pritet të kryejnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes.
