Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve, duke njoftuar një ulje të re të çmimit të naftës dhe ndryshime edhe për benzinën.
Sipas vendimit më të fundit, çmimi i naftës është ulur nga 196 lekë për litër në 193 lekë për litër. Ndërkohë, benzina do të shitet me 179 lekë për litër.
Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi sot, më 8 maj, në orën 13:30 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, ku priten ndryshime të tjera në varësi të tregut.
