SHKARKOHET DREJTORI I POLICISË SË DURRËSIT, AFRIM TAFA

SHKARKOHET DREJTORI I POLICISË SË DURRËSIT, AFRIM TAFA

Drejtori i Policisë së Durrës, Afrim Tafa, është shkarkuar nga detyra me vendim të kryepolicit Hysni Hita, vetëm dy ditë pasi ishte pezulluar.

Arsyeja e shkarkimit lidhet me performancën e dobët në drejtimin e strukturës vendore të policisë.

Afrim Tafa u pezullua pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në Durrës, ku 57-vjeçari Nikollë Radaçi, i dyshuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur, përplasi për vdekje dy fëmijë.

Në vijim të masave të marra pas ngjarjes tragjike, Policia e Shtetit njoftoi rikthimin e patrullave në terren për kontrollin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Kjo lëvizje vjen pasi më 10 prill ishte urdhëruar nga Hysni Hita heqja e patrullave në rrugët interurbane dhe pezullimi i ndalimeve të drejtuesve nga policia rrugore.

Afrim Tafa kishte drejtuar Policinë e Durrës për rreth tre muaj e gjysmë, pasi ishte emëruar në detyrë nga ish-kryepolici Ilir Proda.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *