Aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në Durrës ka tronditur opinionin publik, pasi dy fëmijë të mitur humbën jetën si pasojë e përplasjes nga automjeti i drejtuar nga Nikoll Radaçi.
Ndërkohë, ka një zhvillim pozitiv lidhur me fëmijën e tretë të përfshirë në aksident. Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se 8-vjeçari i plagosur ndodhet tashmë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas mjekëve, vogëlushi ka reaguar mirë ndaj trajtimit dhe pritet të transferohet nga terapia intensive në pavion, ku do të vijojë kujdesin mjekësor për dëmtimet e marra. Ai do të trajtohet më tej në QSUT, ku do të ndiqet nga specialistët për rikuperimin e plotë.
Pavarësisht këtij lajmi inkurajues, ngjarja mbetet një tragjedi e rëndë që ka prekur thellë komunitetin dhe ka ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë rrugore.
