A QUHET GARË KUR KANDIDON VETËM NJË PERSON? BERISHA I SHMANGET PËRGJIGJES

A QUHET GARË KUR KANDIDON VETËM NJË PERSON? BERISHA I SHMANGET PËRGJIGJES

Kreu i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Gjatë daljes së tij para mediave, Berisha u pyet nga gazetarja Klodiana Lala lidhur me garën për kreun e ri të partisë, nëse mund të konsiderohet një proces real kur në të merr pjesë vetëm një kandidat.

Ai shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë për këtë çështje, duke deklaruar se do të flasë në një moment tjetër. “Shumë bukur. Së pari, edhe një herë, Partia Demokratike… po sikur ta lëmë për jo këtu, por atje këtë çështje, ta vazhdojmë atje, sepse këtu e kam përqendruar komunikimin me mediat në dy persona dhe do kaloj edhe tek ndonjë tjetër”, u shpreh Berisha.

Më tej, ai sulmoi kreun e SPAK, Altin Dumani, për të cilin paralajmëroi se do të ngrejë padi. Po ashtu, Berisha përmendi edhe një tjetër person, të cilin e akuzoi publikisht për çështje që, sipas tij, lidhen me dokumentacionin personal dhe ndryshime identiteti ndër vite.

Paraqitja e tij në SPAK vjen në kuadër të hetimeve në vijim, ndërsa zhvillimet politike brenda Partisë Demokratike dhe raportet me drejtësinë mbeten në qendër të vëmendjes publike.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *