IVI KASO DHE KOKOE BËHEN BASHKË: “NUK MUND TË VOTOJNË TË GJITHË, DO VOTOJNË VETËM ATA QË JANË NË LISTË E DËRGUAR NGA PD TIRANË”

IVI KASO DHE KOKOE BËHEN BASHKË: “NUK MUND TË VOTOJNË TË GJITHË, DO VOTOJNË VETËM ATA QË JANË NË LISTË E DËRGUAR NGA PD TIRANË”

Procesi i votimit pritet të rifillojë pas një vendimi të marrë nga KOKOE, në dakordësi me drejtuesin politik Ivi Kaso, duke synuar vijimin e votimit sipas interesit të këtij të fundit.

Në përgjigje të shqetësimeve të ngritura, KOKOE ka shqyrtuar situatën dhe ka urdhëruar rifillimin e procesit të votimit, duke theksuar se ai duhet të zhvillohet në përputhje të plotë me rregulloren e miratuar dhe të shpërndarë më parë.

Sipas vendimit, rregullorja e votimit është e detyrueshme për zbatim në çdo pikë të saj. Në veçanti, theksohet zbatimi rigoroz i pikës 7, e cila përcakton qartë kategoritë e votuesve që kanë të drejtë të marrin pjesë në proces.

Konkretisht, të drejtë vote kanë:

  • Të gjithë zgjedhësit që figurojnë në listën zyrtare të votuesve;
  • Anëtarët e partisë që, edhe nëse nuk janë në listë, paraqesin dokument identiteti dhe kartë anëtarësie.

Ndërkohë, ndalohet rreptësisht pjesëmarrja në votim e çdo individi që nuk figuron në listën e votuesve, duke përjashtuar kështu një numër të madh votuesish të PD Dega Korçë.

Priten zhvillime të mëtejshme.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *