TRUMP SHQYRTON LEHTËSIMIN E SANKSIONEVE NDAJ IRANIT, SINJALE PËR RIKTHIMIN E NEGOCIATAVE

TRUMP SHQYRTON LEHTËSIMIN E SANKSIONEVE NDAJ IRANIT, SINJALE PËR RIKTHIMIN E NEGOCIATAVE

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e lehtësimit të disa sanksioneve ndaj Iranit dhe lirimit të një pjese të aseteve iraniane të ngrira, në këmbim të hapave konkretë nga Teherani për programin e tij bërthamor.

Sipas zyrtarëve amerikanë të cituar nga “Axios”, propozimi synon të krijojë një mundësi për rikthimin e SHBA-së dhe Iranit në tryezën e negociatave, të cilat kanë mbetur të ngrira që prej korrikut.

Përpjekjet diplomatike të ndërmjetësve nga Katari dhe Pakistani për të afruar palët kanë hasur vështirësi, ndërsa Uashingtoni dhe Teherani vijojnë të kenë qëndrime të ndryshme për çështjet kryesore.

Irani kërkon që negociatat të përqendrohen te situata në Ngushticën e Hormuzit dhe bllokada detare amerikane ndaj porteve iraniane. Administrata Trump, nga ana tjetër, kërkon që Teherani të ndërmarrë hapa konkretë lidhur me programin bërthamor.

Në këtë situatë, lehtësimi i disa masave ekonomike dhe lirimi i një pjese të aseteve të ngrira mund të shërbejnë si pikënisje për një proces të ri diplomatik.

Ndërkohë, ndërmjetësit pritet të takohen në Nju Jork me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, për të diskutuar një propozim të Katarit. Pas takimit, priten kontakte edhe me zyrtarë të administratës amerikane, me synimin për të përcjellë qëndrimin e Teheranit dhe për të gjetur një terren të përbashkët për rifillimin e negociatave.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *