ZYRTARE/ LORENC TRASHI TRANSFEROHET TE EKIP LEZHJAN

ZYRTARE/ LORENC TRASHI TRANSFEROHET TE EKIP LEZHJAN

Lorenc Trashi është zyrtarisht lojtari më i ri i Besëlidhja, duke realizuar një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së verës në Kategorinë e Parë.

Klubi lezhjan ka konfirmuar afrimin e ish-mesfushorit të Kombëtares shqiptare, i cili së fundmi ishte pjesë e Flamurtari. Transferimi vjen pas pezullimit të lojtarit nga klubi vlonjat, pas ndeshjes ndaj Bylis, ku një episod i ndeshjes u shoqërua me penallti vendimtare në sekondat e fundit, duke i kushtuar Flamurtarit humbjen 2-1.

Pas këtij zhvillimi, Trashi u largua nga skuadra vlonjate dhe tashmë do të vijojë karrierën te Besëlidhja, e cila e ka zyrtarizuar afrimin me një njoftim publik.

Në deklaratën e klubit lezhjan thuhet:
“Lorenc Trashi është futbollisti më i ri i Besëlidhjes. Pjesë e Kombëtares Kuq e Zi, fitues i trofeut ‘futbollisti i vitit’, kampion i Shqipërisë, fitues i Superkupës, 2 herë kampion i Superligës dhe Superkupës Kosovare. Firmos për Besëlidhjen për vijimin e sukseseve”.

Me këtë transferim, Besëlidhja synon të forcojë objektivat e saj për sezonin e ri, ndërsa afrimi i Trashit shihet si një goditje me peshë në merkato për klubin lezhjan.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *