Xhuda Kruti, e njohur si libero në sportin e rrjetës, vijon të mbetet aktive si në parket ashtu edhe në rrjetet sociale, ku ndan shpesh momente nga përditshmëria dhe aktivitetet e saj sportive.
Së fundmi, volejbollistja shqiptare ka publikuar disa video në “Instagram”, ku shfaqet në ambient bregdetar, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj. Postimet e saj vijnë në një periudhë përgatitjesh për sezonin e volejbollit të plazhit.
Kruti pritet të jetë pjesë aktive e garave të ardhshme verore, ndërsa vazhdon stërvitjet dhe angazhimin sportiv për të qenë në formën më të mirë në nisje të sezonit.
