ZORAN ZEKIĆ KONFIRMOHET TE SARAJEVA, BIE PISTA E PARTIZANIT PËR TRAJNERIN KROAT

ZORAN ZEKIĆ KONFIRMOHET TE SARAJEVA, BIE PISTA E PARTIZANIT PËR TRAJNERIN KROAT

Trajneri kroat Zoran Zekić është zyrtarizuar nga klubi i Sarajevës në Bosnjë, duke i dhënë fund zërave që e lidhnin atë me një rikthim të mundshëm te Partizani.

Klubi boshnjak ka publikuar njoftimin e rikthimit të tij me simbolikën “ZZ, kapitulli i dytë”, një shprehje e përdorur nga tifozët për të mirëpritur sërish teknikun në stol.

Sipas raportimeve, pista e Partizanit për Zekić është mbyllur, kryesisht për shkak të pagës së lartë që trajneri përfiton nga klubi aktual, duke e bërë të pamundur arritjen e një marrëveshjeje.

Te Partizani, ndërkohë, drejtuesit janë përqendruar tashmë në gjetjen e trajnerit të ri. Klubi kishte qëndruar për rreth një muaj në pritje të përgjigjes së Zekić, por pa sukses.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se shumë gjasa është që drejtimi i ekipit t’i besohet një trajneri të huaj. Ekipi pritet të rikthehet në stërvitje në fund të këtij muaji, në prag të përgatitjeve për sezonin e ri.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *