YLBER RAMADANI NË RADARIN E TORINOS, E ARDHMJA NË DILEMË

YLBER RAMADANI NË RADARIN E TORINOS, E ARDHMJA NË DILEMË

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të sezonit në Serie A me Leçen, duke u shndërruar në një pikë kyçe të skuadrës në sigurimin e mbijetesës në elitën e futbollit italian.

Paraqitjet e tij kanë bërë që klubi i Leçes të mos hezitojë të aktivizojë klauzolën e rinovimit të kontratës, duke e mbajtur lojtarin edhe për një sezon tjetër.

Megjithatë, e ardhmja e tij në klub mbetet në pikëpyetje.

Sipas “Tuttosport”, Torino ka shfaqur interes serioz për mesfushorin shqiptar dhe po shqyrton mundësinë e një transferimi gjatë merkatos së verës. Klubi torinez e sheh Ramadanin si një përforcim të rëndësishëm për mesfushën.

Ndërkohë, në garë për shërbimet e tij raportohet se është edhe një klub nga Bundesliga gjermane, çka mund të komplikojë situatën dhe të ndikojë në vendimin final të lojtarit nëse ai vendos të ndryshojë kampionat.

Vendimi për të ardhmen e Ramadanit pritet të merret gjatë javëve të ardhshme të merkatos.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *