VRASJA E NËNËS SË PESË FËMIJËVE TRONDIT SHBA-NË, ARRESTOHEN TRE TË REJA NË TEKSAS

VRASJA E NËNËS SË PESË FËMIJËVE TRONDIT SHBA-NË, ARRESTOHEN TRE TË REJA NË TEKSAS

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Shtetet e Bashkuara, ku tre të reja janë arrestuar në shtetin e Teksasit, të akuzuara për vrasjen e një nëne 32-vjeçare, e cila la pas pesë fëmijë.

Viktima, Caroline “Caro” Peña, u sulmua për vdekje në mes të ditës në një rrugë të qytetit Del Rio, pranë kufirit me Meksikën. Për ngjarjen janë arrestuar motrat Kitty Mia Diaz, 21 vjeçe, dhe Amaya “Cookie” Diaz, 19 vjeçe, si edhe shoqja e tyre Kiandra Renee Faz, 21 vjeçe.

Sipas mediave amerikane, motivi i krimit mbetet ende i paqartë dhe është pjesë e hetimeve që po zhvillojnë autoritetet.

Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe edhe për shkak të pamjeve të publikuara pas arrestimit, ku njëra nga të dyshuarat shfaqet duke buzëqeshur, ndërsa një tjetër bën gjeste dhe flet para kamerave gjatë shoqërimit nga policia.

Sipas dëshmive të një mikeshe të viktimës, 32-vjeçarja ka tentuar të mbrohej gjatë sulmit dhe dyshohet se ishte rrethuar nga tre të arrestuarat. Megjithatë, autoritetet nuk kanë konfirmuar ende zyrtarisht dinamikën e plotë të ngjarjes.

Tre të rejat mbahen në paraburgim dhe gjykata ka caktuar një garanci prej 15 milionë dollarësh për secilën prej tyre, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të krimit vijojnë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *