Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet më të fundit preliminare nga zgjedhjet e 7 qershorit, ku deri tani janë numëruar rreth 97 për qind e kutive të votimit në të gjithë vendin.
Sipas të dhënave aktuale, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbajë vendin e parë me 43.03 për qind të votave. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.21 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.68 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 7.1 për qind të votave.
Megjithëse mbetet forca kryesore politike në vend, Vetëvendosje ka regjistruar një rënie prej rreth 6 për qind krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.
Bazuar në rezultatet aktuale dhe pa përfshirë ende votat e diasporës, LVV-ja ka siguruar rreth 292 mijë vota. Në zgjedhjet e kaluara, pas përfshirjes së votave nga diaspora, kjo parti kishte marrë gjithsej 478 mijë e 77 vota.
Kjo do të thotë se, në këtë fazë të procesit të numërimit, Vetëvendosje rezulton me rreth 189 mijë vota më pak krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve të fundit. Megjithatë, bilanci përfundimtar pritet të ndryshojë pas numërimit të plotë të votave dhe përfshirjes së votave të diasporës.
