TRAGJEDIA NË VENEZUELË/ 1,943 VIKTIMA NGA TËRMETET, OKB PARALAJMËRON KRIZË HUMANITARE

TRAGJEDIA NË VENEZUELË/ 1,943 VIKTIMA NGA TËRMETET, OKB PARALAJMËRON KRIZË HUMANITARE

Bilanci i viktimave nga dy tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën më 24 qershor ka arritur në 1,943 të vdekur, ndërsa autoritetet theksojnë se shifrat mbeten ende të përkohshme.

Sipas Kombeve të Bashkuara, situata humanitare në zonat e prekura po përkeqësohet me shpejtësi, ndërsa mijëra njerëz përballen me mungesë ushqimi, strehimi dhe rrezik të shpërthimit të epidemive.

Kryetari i parlamentit venezuelian, Jorge Rodriguez, bëri të ditur se rreth 10,500 persona janë plagosur si pasojë e tërmeteve me magnitudë 7.2 dhe 7.5, të cilat konsiderohen ndër më të fuqishmet që kanë goditur vendin në më shumë se një shekull.

Zona portuale e La Huirës raportohet ndër më të goditurat, ku në momentin e lëkundjeve ndodheshin rreth 30,000 persona. Deri tani janë shpëtuar 6,461 persona, ndërsa sipas vlerësimeve të OKB-së, rreth 50,000 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Megjithëse ka kaluar afati kritik 72-orësh për gjetjen e të mbijetuarve, ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet në terren. Një nga momentet më prekëse ka qenë shpëtimi i një fëmije trevjeçar nga rrënojat në Karakas nga një ekip shpëtimtarësh jordanezë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *