TRAGJEDI NË MEXICO CITY GJATË FESTIMEVE TË KUPËS SË BOTËS, 3 TË VDEKUR NGA MBYTJA DHE NJË NGA EPILEPSIA

TRAGJEDI NË MEXICO CITY GJATË FESTIMEVE TË KUPËS SË BOTËS, 3 TË VDEKUR NGA MBYTJA DHE NJË NGA EPILEPSIA

Tre persona kanë humbur jetën gjatë festimeve masive në Mexico City pas fitores së kombëtares në Kupën e Botës ndaj Ekuadorit.

Sipas autoriteteve lokale, mes viktimave është një vajzë 19-vjeçare, një grua 48-vjeçare dhe një burrë 44-vjeçar, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë si pasojë e mbytjes nga mungesa e oksigjenit, pasi turma të mëdha u derdhën në kryeqytet për të festuar.

Një burrë 30-vjeçar ka humbur gjithashtu jetën si pasojë e një krize epileptike gjatë kaosit të krijuar nga grumbullimi masiv i njerëzve.

Më shumë se një milion qytetarë dolën në rrugë, kryesisht pranë monumentit të Engjëllit të Pavarësisë në qendër të qytetit, për të shënuar fitoren e parë të vendit në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës që prej vitit 1986.

Kryetarja e bashkisë, Clara Brugada, ka shprehur ngushëllimet e saj për familjet e viktimave dhe ka premtuar mbështetje institucionale në ditët në vijim.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *