TEUTA ZYRTARIZON RIKTHIMIN E HOXHËS NË DURRËS

TEUTA ZYRTARIZON RIKTHIMIN E HOXHËS NË DURRËS

Klubi i KF Teuta ka bërë zyrtar afrimin e mbrojtësit Rustem Hoxha, i cili rikthehet në Durrës pas eksperiencës me FC Dinamo City.

Hoxha e mbylli sezonin e fundit te Dinamo pas një periudhe të vështirë të shoqëruar nga dëmtimi, ndërsa tani rikthehet te Teuta, ku pritet të sjellë eksperiencë dhe stabilitet në repartin defensiv.

Ky është transferimi i katërt i Teutës në këtë merkato, pas afrimeve të mëparshme të Malës, Fangajt dhe Umejiegos, duke treguar aktivizim të lartë të klubit në përforcimin e skuadrës për sezonin e ri.

Në njoftimin zyrtar, Teuta e ka mirëpritur lojtarin me mesazhin se ai rikthehet “në shtëpi”, duke theksuar kontributin, grintën dhe përvojën që Hoxha sjell në ekip.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *