Harry Kane po punon për një projekt gjigant në Angli, që sipas raportimeve dhe banorëve të zonës ngjan me një version në miniaturë të Buckingham Palace.
Sulmuesi i Bayern Munich thuhet se po ndërton një mega-vilë në Surrey, në jug të Anglisë, me një vlerë që arrin rreth 23 milionë euro. Sipas skicave të publikuara, rezidenca do të ketë një fasadë me dritare në stilin gjeorgjian dhe kolona imponuese, duke sjellë pamje të ngjashme me rezidencën e famshme mbretërore në Londër.Një banor i zonës ka treguar se Kane bleu pronën, shembi shtëpinë e vjetër dhe prej rreth dy vitesh po ndërton një të re nga e para. Sipas tij, pjesa ballore e ndërtesës të kujton menjëherë Buckingham Palace.

