SHBA VENDOS SANKSIONE TË REJA NDAJ IRANIT, NË SHËNJESTËR RRJETI I SHITJES SË NAFTËS

SHBA VENDOS SANKSIONE TË REJA NDAJ IRANIT, NË SHËNJESTËR RRJETI I SHITJES SË NAFTËS

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një paketë të re sanksionesh ndaj Iran, duke goditur rrjetin e shitjes së naftës që, sipas Uashingtonit, përdoret nga Teherani për financimin e rindërtimit të kapaciteteve ushtarake dhe aktiviteteve që konsiderohen kërcënim për SHBA-në dhe aleatët e saj në Lindjen e Mesme.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, deklaroi se administrata amerikane do të vijojë të rrisë presionin ekonomik ndaj regjimit iranian.

“Ne do të vazhdojmë të rrisim presionin për t’i privuar regjimit dhe ushtrisë së tij burimet financiare të nevojshme për të kërcënuar aleatët dhe partnerët e SHBA-së në Lindjen e Mesme”, u shpreh ai.

Bessent theksoi gjithashtu se Uashingtoni nuk do të lejojë që Teherani të shtojë të ardhurat nga eksporti i naftës për të rindërtuar aftësitë e tij ushtarake.

Paketa e re e sanksioneve është ndërmarrë në kuadër të memorandumit presidencial për sigurinë kombëtare dhe politikës së “presionit ekonomik”, që administrata amerikane po ndjek ndaj Iranit.

Mes subjekteve të vendosura në shënjestër është edhe Sepehr Energy Jahan Nama Pars, e konsideruar nga autoritetet amerikane si krahu i shitjes së naftës i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura iraniane.

Vendimi i ri vjen në një moment tensionesh të vazhdueshme në Lindjen e Mesme, ndërsa SHBA ka paralajmëruar se do të mbajë një qëndrim të ashpër ndaj çdo veprimi që cenon stabilitetin rajonal dhe sigurinë e partnerëve të saj.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *