SALIANJI DEPOZITON NË PD KËRKESËN PËR SHPALLJEN TË PAVLEFSHME TË VENDIMEVE PËR PËRJASHTIMIN E TIJ

SALIANJI DEPOZITON NË PD KËRKESËN PËR SHPALLJEN TË PAVLEFSHME TË VENDIMEVE PËR PËRJASHTIMIN E TIJ

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Kryesisë së Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit, ku kërkon shpalljen të pavlefshme të çdo vendimmarrjeje për përjashtimin e tij nga partia.

Salianji kundërshton gjithashtu vendimin nr.120, datë 1 maj 2026, të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, duke e cilësuar të padrejtë dhe në kundërshtim me statutin e partisë.

Në dokumentin e dorëzuar, ai pretendon se kandidatura e tij për kryetar të PD-së është penguar në mënyrë të paligjshme, duke thënë se dokumentacioni i dorëzuar përmes postës, emailit dhe dorëzimit fizik nuk është marrë në shqyrtim.

Ai kërkon gjithashtu sqarim zyrtar për çdo vendim të lidhur me përjashtimin e tij nga anëtarësia, si dhe vënien në dispozicion të dokumentacionit përkatës për ndjekjen e procedurave statutore.

Në kërkesën e tij, Salianji ngre edhe pretendime për mospërputhje statutore në procesin e kandidimit të Sali Berisha për drejtimin e partisë, duke kërkuar shqyrtim të plotë nga organet përkatëse dhe zhvillim publik të seancave dëgjimore.

Ai kërkon në fund shfuqizimin e çdo vendimi që, sipas tij, bie ndesh me statutin dhe parimet demokratike të funksionimit të partisë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *