RAMA SULMON BECCHETTIN DHE BERISHËN/ VALBONËS IU DHANË 12 HIDROCENTRALE, NE REFUZUAM KONCESIONET NË VJOSË

RAMA SULMON BECCHETTIN DHE BERISHËN/ VALBONËS IU DHANË 12 HIDROCENTRALE, NE REFUZUAM KONCESIONET NË VJOSË

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar nga Fieri biznesmenin italian Francesco Becchetti, të cilin e cilësoi si një “maskara” dhe shembull të investitorëve që, sipas tij, nuk duhet të kenë hapësirë për të operuar në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te çështja e hidrocentraleve, duke akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se gjatë qeverisjes së tij janë dhënë leje për ndërtimin e 12 hidrocentraleve në Valbonë.

Sipas kreut të qeverisë, shumica socialiste ka refuzuar një numër të madh koncesionesh për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Vjosa, ndërsa aktualisht po përballet me një proces ndërkombëtar që lidhet me investimet e Becchettit në Shqipëri.

“Kjo shumicë qeverisëse ka refuzuar një numër të pafundëm koncesionesh të dhëna për të ndërtuar në lumin Vjosa hidrocentral pas hidrocentrali. Kjo shumicë qeverisëse është sot në një betejë ndërkombëtare me një maskara, i cili është kategoria e atyre nga e cila duhet të ruhet Shqipëria”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se qeveria e mëparshme i kishte hapur rrugën investitorëve të tillë, ndërsa akuzoi Berishën për lejimin e ndërtimit të 12 hidrocentraleve në zonën e Valbonës.

“Nëse unë do të isha njeriu që shet Shqipërinë, çfarë problemi do të kisha të thosha se hidrocentralet janë koncesione që i kanë dhënë të tjerët? Dymbëdhjetë hidrocentrale të dhëna nga ai i mos-ozotshmi në Valbonë, një zonë që duhej mbrojtur dhe zhvilluar ndryshe”, u shpreh kryeministri.

Rama kritikoi gjithashtu ambientalistët dhe kundërshtarët e qeverisë, duke pretenduar se përgjegjësia për projektet në Valbonë iu faturua padrejtësisht Partisë Socialiste, ndonëse lejet, sipas tij, ishin miratuar nga qeveria e mëparshme.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *