RAMA DHE BERISHA BASHKË?! KUR VEPRAT FLASIM MË SHUMË SE FJALËT!

RAMA DHE BERISHA BASHKË?! KUR VEPRAT FLASIM MË SHUMË SE FJALËT!

Në Shqipëri na kanë mësuar të besojmë se Edi Rama dhe Sali Berisha janë dy pole të kundërta. Por kur politika mbaron dhe fillojnë interesat, kufijtë mes tyre duken gjithnjë e më të mjegullt.

Një nga rastet që ngre më shumë pikëpyetje është zhvillimi urban në Tushemisht-Drilon, në bregun e liqenit të Ohrit, ku kompania Kontakt po zhvillon projektin “Pyjet e Drilonit”. Vetë kompania e paraqet projektin në adresën Drilon-Tushemisht dhe ofron një kompleks me apartamente. https://www.pyjetedrilonit.kontakt.al

Pikërisht këtu lind pyetja politike: a kemi të bëjmë vërtet me dy kampe që luftojnë njëri-tjetrin, apo me një sistem ku kundërshtarët politikë ndajnë të njëjtën tavolinë kur bëhet fjalë për interesa dhe beton?

Nëse pretendimet për lidhje të kompanisë me rrethin familjar të Berishës janë të sakta, atëherë rasti bëhet edhe më domethënës: Rama, që flet për transformimin dhe zhvillimin e turizmit, dhe Berisha, familja e të cilit pretendohet se ka interesa të lidhura me zhvillime të tilla, mund të gjenden në të njëjtën histori, edhe pse publikisht shiten si armiq politikë.

Ndërkohë, zona ku po ndodh ky “zhvillim” nuk është një copë tokë e zakonshme. Është Driloni dhe Tushemishti, buzë liqenit të Ohrit, një nga pasuritë më të çmuara natyrore dhe turistike të vendit.

Bashkia Pogradec e quan këtë proces “zhvillim të mëtejshëm turistik”, ndërsa projektet publike përfshijnë parkun ujor, shëtitore, korsi biçikletash dhe ndërhyrje të tjera infrastrukturore.

Por pyetja që duhet bërë është shumë më e thjeshtë:

Ku mbaron zhvillimi dhe ku fillon shkatërrimi?

Sepse zhvillimi nuk matet me numrin e kateve të betonit.

Nuk matet me sa apartamente shiten.

Dhe nuk quhet domosdoshmërisht progres vetëm sepse në një zonë të bukur ndërtohet një kompleks luksoz.

Ndërtimi sjell zhvillim.
Por ky lloj ndërtimi mund të sjellë edhe shkatërrim.

Shkatërrim të peizazhit.
Shkatërrim të identitetit të zonës.
Shkatërrim të asaj pasurie natyrore që Shqipëria nuk mund ta ndërtojë më pasi ta ketë humbur.

Dhe në fund mbetet pyetja më e madhe:

A janë Rama dhe Berisha vërtet kundërshtarë, apo thjesht aktorë të ndryshëm të së njëjtës skenë, ndërsa Shqipëria bëhet gjithnjë e më shumë beton?

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *