Portieri i Kosovës, Arijanet Murić, ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të vazhdojë te US Sassuolo Calcio pas përfundimit të huazimit të tij nga Ipswich Town FC.
Në një prononcim për GianlucaDiMarzio.com, portieri është shprehur se e ka informuar klubin për vendimin e tij, duke theksuar se largimi është i motivuar nga arsye personale.
“Nuk kam ndërmend të luaj për Sassuolon sezonin e ardhshëm. Me përfundimin e huazimit tim, koha ime këtu ka mbaruar,” është shprehur Murić.
Gjatë këtij sezoni, ai ka qenë titullar i rregullt, duke u paraqitur në 32 ndeshje dhe duke mbajtur portën e paprekur në gjashtë prej tyre.
