FUTBOLLISTI I KOMBËTARES PROTAGONIST ABSOLUT NË GJYSËMFINALEN E KUPËS SË TURQISË

FUTBOLLISTI I KOMBËTARES PROTAGONIST ABSOLUT NË GJYSËMFINALEN E KUPËS SË TURQISË

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, ka qenë edhe një herë protagonist për Trabzonspor, duke i siguruar skuadrës kualifikimin në finalen e Kupës së Turqisë me një supergol në minutat shtesë.

Në gjysmëfinalen e luajtur në transfertë ndaj Gençlerbirliği, Muçi realizoi në minutën e 92-të një gol spektakolar. Sulmuesi shqiptar mori topin nga krahu i majtë dhe lëshoi një goditje të fuqishme që përfundoi në trekëndëshin e largët të portës kundërshtare.

Goli i tij vulosi fitoren 2-1 të Trabzonsporit dhe i dha skuadrës biletën për në finalen e Kupës së Turqisë, duke mbajtur gjallë ëndrrën për një tjetër trofe këtë sezon.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *