PD e Korçës mes garës politike dhe tensioneve fetare

PD e Korçës mes garës politike dhe tensioneve fetare

Zgjedhjet e 26 prillit për drejtuesin e ri të degës së Partisë Demokratike të Korçës po zhvillohen në një klimë të ndërlikuar, ku ndasitë e brendshme duket se kanë marrë ngjyrime fetare. Burime të besueshme brenda strukturave të PD-së në Korçë tregojnë se gara mes katër kandidatëve të vetëshpallur është tashmë nën ndikimin e grupeve të caktuara që po kërkojnë orientimin e procesit në mënyrë selektive.


Sipas këtyre burimeve, drejtues të lartë të PD-së, I. K., në bashkërendim me ish-kryetarin A. M., të ndikuar drejtpërdrejt nga Niko Peleshi, po ushtrojnë ndikim të hapur në përzgjedhje nën justifikimin se po monitorojnë garën. Me mbështetjen e F. N., sekretarit të përgjithshëm të PDSh, është kërkuar në mënyrë të prerë që kryetari i ri të mos i përkasë komunitetit mysliman të Korçës. Kjo qasje, e cila bie ndesh me parimet e barazisë brenda një partie demokratike, ka shkaktuar pakënaqësi të thellë dhe tension të ndjeshëm në bazë.


Përkatësia fetare, sipas raportimeve, po përdoret si filtër për përzgjedhje dhe presioni është shtrirë deri te individë të faktorizuar brenda qytetit. Ky fenomen ka krijuar ilaritet, mosbesim dhe përçarje në radhët e demokratëve korçarë, duke zbehur ndjeshëm besueshmërinë e forcës opozitare në qarkun e Korçës.


Nga sa duket, pohimet e kahershme se degën e PD-së në Korçë e drejtonte realisht Niko Peleshi përmes ndikimit të tij informal po rezultojnë të kenë bazë konkrete. Tentakulat e pushtetit lokal socialisto-demokrat janë shtrirë deri në nivelet e larta drejtuese të PD-së, pavarësisht se mandati u është dhënë nga votat e demokratëve.


Në një qytet ku raporti fetar është rreth 74% myslimanë, 23% ortodoksë dhe 3% katolikë, përjashtimi i një komuniteti shumicë nga drejtimi politik nuk mund të sjellë veçse izolim dhe humbje legjitimiteti. Me këtë klimë përçarjeje dhe me këtë “luftë fetare” të shpallur, pretendimet për PD-në si alternativë qeverisëse mbeten jashtë realitetit politik.


Kjo situatë, e përgatitur me kujdes sipas disa burimeve në prag të zgjedhjeve lokale që priten të mbahen pas më pak se një viti, tregon një prirje të rrezikshme: instrumentalizimin e përkatësisë fetare për qëllime politike. Një praktikë që, në vend të reformimit dhe unifikimit, e zhbën potencialin demokratik dhe pluralizmin real brenda Partisë Demokratike.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *