PARTIZANI ZGJEDH FLORIN BRATU, BIE PISTA TRAMEZANI

PARTIZANI ZGJEDH FLORIN BRATU, BIE PISTA TRAMEZANI

FK Partizani Tirana ka vendosur të ndryshojë kurs në zgjedhjen e trajnerit të ri, duke lënë mënjanë pistën që e lidhte me Paolo Tramezzani dhe duke arritur marrëveshje me Florin Bratu.

Sipas raportimeve, akordi me Bratun është arritur tashmë, duke e bërë atë kandidatin kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës kryeqytetase në sezonin e ardhshëm.

Bratu, i lindur në Bukuresht dhe ish-sulmues i përfaqësueses së Rumanisë, ka drejtuar së fundmi Metaloglobus București, ku regjistroi një seri ndeshjesh në elitën e futbollit rumun, por sezoni u mbyll me rënie nga kategoria.

Nga ana tjetër, pista e Tramezzanit nuk u konkretizua, pavarësisht se ai ishte për një moment shumë pranë firmës me Partizanin. Pengesë kryesore mbeti kontrata e tij aktuale me një klub tjetër, që e bëri të pamundur finalizimin e marrëveshjes.

Me këtë zhvillim, Partizani mbyll një tjetër kapitull në kërkimin për trajnerin e ri dhe pritet që zyrtarizimi i Bratutit të vijë në ditët në vijim.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *