Guardia di Finanza ka përfunduar operacionin e koduar Operation Red Jack, i konsideruar si një nga aksionet më të mëdha ekonomike dhe financiare të zhvilluara ndonjëherë në sektorin e lundrimit rekreativ në Itali.
Operacioni u zhvillua nga Njësia e Operacioneve Ajrore dhe Detare e Guardia di Finanza në Cagliari dhe zbuloi një skemë të gjerë shmangieje fiskale me jahte dhe mjete të tjera luksoze lundruese.
Sipas hetimeve, autoritetet identifikuan 100 anije dhe mjete lundruese që, ndonëse përdoreshin nga shtetas rezidentë në Itali, rezultonin të regjistruara nën flamuj të huaj dhe nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve tatimore italiane.
Autoritetet italiane bëjnë me dije se vlera totale e mjeteve të sekuestruara ose nën hetim tejkalon 48 milionë euro, ndërsa gjobat e vendosura mund të arrijnë deri në 23 milionë euro, në varësi të vlerës së tregut dhe mënyrës së deklarimit të pasurive të padeklaruara.
