OpenAI ka vendosur të mos lançojë modelin e saj më të fundit të inteligjencës artificiale, GPT-6.1 Astra, pasi gjatë testimeve të brendshme janë evidentuar probleme që lidhen me sigurinë dhe përputhjen me udhëzimet njerëzore.
Sipas drejtueses së sistemeve të sigurisë në OpenAI, Saachi Jain, modeli kishte shënuar përmirësime në disa fusha krahasuar me paraardhësin, por nuk kishte përmbushur standardet e kërkuara për mënyrën se si ndjek detyrat, respekton kufijtë e autorizimit dhe komunikon me përdoruesit.
Vendimi vjen në një periudhë kur industria e inteligjencës artificiale po përballet me shqetësime në rritje për rreziqet e mundshme të modeleve të avancuara dhe rastet kur agjentët e AI kanë shfaqur sjellje të paparashikuara.
OpenAI thekson se siguria mbetet një kriter themelor përpara se një model i ri të vihet në dispozicion të publikut.
Vendimi u njoftua një ditë përpara konferencës vjetore të zhvilluesve të OpenAI në San Francisko dhe u raportua fillimisht nga “The Wall Street Journal”.

