NGA IDHULL NË LËVIZJE ME ESKORTË/ ÇFARË PO NDODH MES IBRAS DHE TIFOZËVE TË MILAN

NGA IDHULL NË LËVIZJE ME ESKORTË/ ÇFARË PO NDODH MES IBRAS DHE TIFOZËVE TË MILAN

Sezoni katastrofik i AC Milan u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme, me humbjen 1-2 në “San Siro” ndaj Cagliari Calcio, rezultat që i kushtoi kuqezinjve kualifikimin në UEFA Champions League.

Ndërkohë, fitoret e AS Roma dhe Como 1907 vulosën dy vendet e fundit për në Champions, duke lënë Milanin jashtë objektivit kryesor të sezonit.

Pas vërshëllimave dhe protestave të forta në stadium, tensioni vijoi edhe pas ndeshjes. Sipas raportimeve të MilanNews.it, këshilltari i lartë i klubit, Zlatan Ibrahimović, u largua me shpejtësi nga tribuna drejt parkimit, i shoqëruar nga forca sigurie.

Gjatë largimit, suedezi u përball me zemërimin dhe kritikat e tifozëve milanistë, të cilët e konsiderojnë sezonin një dështim total dhe kërkojnë ndryshime të thella në klub.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *