Ish-mbrojtësi brazilian Marcelo ka përjetuar momente tensioni në Meksikë, ku ndodhej për të ndjekur ndeshjen hapëse të FIFA World Cup 2026 mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut.
Sipas raportimeve, pas përfundimit të takimit, Marcelo ndodhej pranë stadiumit kur shpërtheu një përplasje fizike mes protestuesve meksikanë dhe forcave të policisë, të cilat prej ditësh janë përballur me demonstrata në rrugët e qytetit.
Ish-lojtari brazilian u gjend papritur në mes të dy palëve që po konfliktoheshin, duke u përballur me një situatë të rrezikshme dhe të papritur.
Për fat të mirë, efektivët e policisë e identifikuan menjëherë ish-yllin e futbollit brazilian dhe krijuan një kordon sigurie rreth tij, duke e larguar nga zona e tensionit pa asnjë incident.
Edhe pse përjetoi disa çaste ankthi, Marcelo arriti të largohej i padëmtuar, ndërsa ngjarja shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ku tifozët shprehën lehtësimin që ish-mbrojtësi nuk pësoi pasoja nga incidenti.
