MBROJTËSI SHQIPTAR DREJT NJË TRANSFERIMI TË MADH, INTERES NGA ATALANTA DHE BOLOGNA

MBROJTËSI SHQIPTAR DREJT NJË TRANSFERIMI TË MADH, INTERES NGA ATALANTA DHE BOLOGNA

Mbrojtësi i ri Dion Gallapeni është pajisur me pasaportë shqiptare gjatë muajit prill, ndërsa pritet të jetë një nga emrat më të përfolur në merkaton e verës.

21-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e klubeve të Serie A, me Atalanta BC dhe Bologna FC 1909 që kanë shfaqur interes konkret për shërbimet e tij.

Aktualisht, Gallapeni është i huazuar te Wisła Płock, klub i cili zotëron edhe të drejtën e blerjes së kartonit nga Widzew Łódź. Ky i fundit e transferoi mbrojtësin nga FC Prishtina verën e kaluar për rreth 250 mijë euro, ndërsa kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2029.

Gallapeni e ka nisur karrierën te Prishtina dhe këtë sezon po aktivizohet në kampionatin polak, ku paraqitjet e tij kanë qenë mjaft pozitive. Ai ka spikatur gjithashtu me përfaqësuesen e Kosovës, çka ka rritur interesin e klubeve të mëdha evropiane për të ardhmen e tij.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *