KOREJA E JUGUT PËRMBYS ÇEKINË 2-1 NË BOTËRORIN 2026, SIGURON FITORE TË RËNDËSISHME

KOREJA E JUGUT PËRMBYS ÇEKINË 2-1 NË BOTËRORIN 2026, SIGURON FITORE TË RËNDËSISHME

Kombëtarja e Koresë së Jugut ka marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e dytë të FIFA World Cup 2026, duke mposhtur Kombëtarja e Çekisë me rezultatin 2-1 pas një përmbysjeje në pjesën e dytë.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa shumë raste për të dyja skuadrat, ndërsa në fraksionin e dytë ishte Çekia që kaloi e para në avantazh me golin e kapitenit Krejçi.

Megjithatë, vetëm 8 minuta më vonë, Hwang In-beom riktheu baraspeshën për skuadrën aziatike, duke i dhënë jetë lojës së Kore së Jugut.

Çekët menduan se kishin kaluar sërish në avantazh me golin e Tomáš Souček, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.

Në minutat vendimtare, Oh Hyeon-gyu shënoi golin e fitores për Korenë e Jugut, duke mposhtur portierin çek dhe duke i dhënë ekipit të tij tri pikë të arta në garën botërore.

Koreja e Jugut e administroi avantazhin deri në fund të takimit, duke siguruar një fitore që mund të rezultojë vendimtare për ecurinë e saj në turne.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *