Pas muajsh spekulimesh, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton duket se nuk po e fshehin më raportin e tyre, duke u shfaqur publikisht bashkë për herë të parë.
Edhe pse nuk morën pjesë së bashku në “Met Gala 2026”, që u mbajt më 4 maj, ata u panë një ditë më pas teksa dilnin nga shfaqja “The Fear of 13”, ku u fotografuan duke u mbajtur për dore.
Mungesa e Hamiltonit në tapetin e kuq të Met Gala u lidh me angazhimet e tij sportive në Formula 1 Miami Grand Prix, ku piloti britanik i Ferrari u rendit në vendin e gjashtë.
Sipas raportimeve, Kardashian ka marrë pjesë në shfaqjen teatrale edhe më herët, por këtë herë vendosi ta ndiqte në shoqërinë e Hamiltonit. Ajo është edhe një nga producentet e projektit, ndërsa në kast përfshihen emra të njohur si Adrien Brody dhe Tessa Thompson.
Burime pranë çiftit thonë se Kardashian i kishte blerë vetë biletat online për veten, Hamiltonin dhe asistencën e saj, pa ndonjë organizim të veçantë apo hyrje VIP.
Fotografët i kapën bashkë në dalje të shfaqjes, duke shënuar daljen e tyre të parë publike si çift i përfolur. Sipas thashethemeve, marrëdhënia mes tyre ka nisur rreth fillimit të këtij viti, ndërsa deri tani asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për lidhjen.
