KANADAJA KALON NË RAUNDIN TJETËR TË BOTËRORIT 2026, DRAKE FITON MBI 1 MILION DOLLARË NGA BASTI

KANADAJA KALON NË RAUNDIN TJETËR TË BOTËRORIT 2026, DRAKE FITON MBI 1 MILION DOLLARË NGA BASTI

Kombëtarja e Kanadasë është kualifikuar për në fazën pasardhëse pas fitores minimale 1–0 ndaj Afrikës së Jugut, me gol të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes.

Fitorja ka sjellë një moment historik për Kanadanë, e cila siguron vazhdimin në turne pas një përballjeje të fortë dhe të vendosur deri në fund.

Në vëmendje ka qenë edhe reperi i njohur Drake, i cili para ndeshjes kishte publikuar një skedinë ku kishte vendosur 770 mijë dollarë kanadezë për kualifikimin e kombëtares së tij.

Basti i tij rezultoi fitues, duke i sjellë një përfitim prej mbi 1 milion dollarësh, pas suksesit të Kanadasë në fushë.

Ngjarja ka bërë bujë në rrjet, duke kombinuar sportin me botën e basteve dhe reagimet e shumta nga tifozët dhe ndjekësit e artistit.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *