IBRAHIMOVIÇ ZEMËRON MILANIN DHE SUEDINË, ZGJEDH FESTËN E TRUMPIT NË VEND TË KOMBËTARES

IBRAHIMOVIÇ ZEMËRON MILANIN DHE SUEDINË, ZGJEDH FESTËN E TRUMPIT NË VEND TË KOMBËTARES

Zlatan Ibrahimoviç duket se po shndërrohet në një nga figurat më të kritikuara të momentit, pasi ka arritur të acarojë njëkohësisht tifozët e Milanit dhe ata të Suedisë.

Ish-sulmuesi suedez, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rolin e komentatorit për ndeshjet e Botërorit, u vu fillimisht në qendër të kritikave nga tifozët kuqezi. Ata prisnin që Ibrahimoviç të ishte më pranë drejtuesve të Milanit në një moment delikat për klubin, duke këshilluar Gerry Cardinale për zgjedhjen e trajnerit të ri dhe rindërtimin e strukturave drejtuese, sidomos pasi largimet e fundit në klub janë konsideruar si rezultat i ndikimit të tij.

Megjithatë, takimi i shumëpritur mes Ibrahimoviçit dhe Cardinale-s ndodhi në një skenë krejtësisht tjetër nga ajo që prisnin tifozët. Suedezi dhe pronari i Milanit u panë së bashku në një event të UFC-së, të organizuar në Shtëpinë e Bardhë me rastin e ditëlindjes së Donald Trump.

Prania e tyre në këtë aktivitet ka shtuar zemërimin e tifozëve, veçanërisht në Suedi. Kjo pasi Ibrahimoviç zgjodhi të merrte pjesë në këtë event, ndërsa kombëtarja suedeze po luante ndaj Tunizisë, ndeshje të cilën e fitoi bindshëm me rezultatin 5-1.

“Mendoj se duhej të kishte qenë i pranishëm në ndeshjen tonë”, deklaroi pas takimit mesfushori Jesper Karlstrom. “Ndoshta kemi treguar mjaftueshëm për ta bindur të jetë pjesë e së ardhmes”, shtoi ai me ironi.

Ndërkohë, në rrjetet sociale, reagimet ndaj Ibrahimoviçit kanë qenë të shumta dhe të ashpra, me shumë tifozë që e kanë akuzuar ikonën suedeze se po i jep përparësi eventeve mediatike dhe marrëdhënieve publike, në vend të angazhimit me klubin dhe kombëtaren që e shndërruan në një legjendë të futbollit.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *