Momente të frikshme në finalen e Kupës së Shqipërisë mes KF Dinamo City dhe KF Egnatia, e zhvilluar në Air Albania Stadium.
Portieri i Dinamos, Aldo Teqja, pësoi një dëmtim të rëndë që në minutën e gjashtë të takimit, pas një ndërhyrjeje të ashpër nga Bakajoko. Episodi shkaktoi shqetësim të madh në fushë, ndërsa gardiani dinamovit mbeti i shtrirë dhe mori menjëherë ndihmën mjekësore.
Për shkak të gjendjes së tij, Teqja u transportua me urgjencë drejt spitalit për ekzaminime të mëtejshme.
Pas rishikimit të pamjeve me VAR, arbitri Enea Jorgji ndëshkoi Bakajokon me karton të kuq, duke lënë KF Egnatia me një lojtar më pak që në fillim të finales.
