Luis Hamilton ka fituar për herë të parë një garë si pilot i Ferrarit, duke triumfuar në Çmimin e Madh të Barcelonës në një fundjavë plot emocione dhe kthesa të papritura.
Shtatë herë kampioni i botës e mbylli garën në vendin e parë, duke lënë pas Xhorxh Rasëllin dhe Lando Norrisin, të cilët plotësuan podiumin në pistën spanjolle.
Fundi i garës rezultoi dramatik, pasi Kimi Antoneli, i cili kryeson renditjen e përgjithshme të kampionatit, u detyrua të tërhiqej vetëm katër xhiro nga fundi. Për pilotin e ri italian, kjo përbën zhgënjimin e parë të madh të sezonit.
Për Hamiltonin, ky sukses ka një domethënie të veçantë. Britaniku nuk kishte fituar një garë që prej vitit 2024, kur triumfoi në Çmimin e Madh të Belgjikës si pilot i Mercedesit.
Me fitoren në Barcelonë, Hamilton ka hyrë në historinë e Formula 1, duke u bërë piloti i parë që arrin të fitojë të paktën një garë me tre prej skuadrave më të mëdha të këtij sporti: MekLaren, Mercedes dhe Ferrari.
