HAGA CAKTON 16 SHTATORIN PËR SHPALLJEN E AKTGJYKIMIT NDAJ ISH-KRERËVE TË UÇK-SË

HAGA CAKTON 16 SHTATORIN PËR SHPALLJEN E AKTGJYKIMIT NDAJ ISH-KRERËVE TË UÇK-SË

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se aktgjykimi ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të shpallet më 16 shtator 2026, në orën 10:00.

Bëhet fjalë për procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në njoftimin zyrtar, gjykata thekson se shtyrja e afateve është bërë për shkak të volumit të madh të provave dhe kompleksitetit të çështjes, duke kërkuar më shumë kohë për një vlerësim të plotë dhe të arsyetuar të dosjes.

Fillimisht, trupi gjykues kishte afat më të hershëm për shpalljen e vendimit, por ky afat u shty në disa raste, duke përmendur nevojën për analizë më të detajuar të materialeve të çështjes.

Tani, data 16 shtator është caktuar si momenti përfundimtar kur pritet të lexohet aktgjykimi.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *