Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar më shumë se 1 miliard dollarë të ardhura për vitin 2025, sipas formularit të tij vjetor të deklarimit financiar të publikuar së fundmi.
Sipas dokumentit prej 927 faqesh, pjesa më e madhe e të ardhurave vjen nga investimet dhe aktivitetet në fushën e kriptomonedhave, si dhe nga pasuritë e paluajtshme, fushat e golfit dhe produktet që mbajnë emrin e tij.
Raportohet se rreth 635 milionë dollarë janë gjeneruar nga një monedhë meme e lidhur me emrin e tij, e cila ka pësuar rënie të ndjeshme të vlerës që nga lançimi i saj pak para marrjes së detyrës.
Gjithashtu, mbi 500 milionë dollarë të ardhura vijnë nga World Liberty Financial, një firmë e themeluar nga djemtë e tij dhe fëmijët e të dërguarit të posaçëm Steve Witkoff.
Të ardhura të tjera përfshijnë rreth 77 milionë dollarë nga klubi i golfit Mar-a-Lago dhe 122 milionë dollarë nga klubi i golfit në Doral, Florida, si dhe fitime të konsiderueshme nga sipërmarrje të tjera biznesi.
Shifrat e raportuara për vitin 2025 tejkalojnë ato të vitit të mëparshëm, kur u deklaruan mbi 600 milionë dollarë të ardhura.

