Deputetë pa zë , opozitë pa shpirt. Nga Fatmir Merkoçi

Deputetë pa zë , opozitë pa shpirt.                            Nga Fatmir Merkoçi

Deputetë pa zë, opozitë pa shpirtNjë vit pas rikthimit të Sali Berisha në drejtimin de facto të Partisë Demokratike, Tabloja është më e qartë se kurrë, Kemi një grup parlamentar që ekziston fizikisht, Por politikisht mbetet në hije. Jo në hije të kundërshtarit, Por në hijen e vetë liderit të tyre.Dikur të ndarë mes Lulzim Basha dhe Berishës, Sot shumica e deputetëve kanë zgjedhur rrugën më të lehtë AtëTë heshtjes dhe rreshtimit. Ata nuk janë më as kritikë, as alternativë Janë thjesht jehonë. Në çdo dalje publike, Në çdo takim me qytetarët, përsëritet e njëjta fjali, I njëjti refren, e njëjta retorikë. Mendimi personal është zhdukur si koncept.Opozita, në thelb, Nuk matet nga sa fort flet kundër qeverisë, Por nga sa qartë ofron një rrugë tjetër. Dhe këtu qëndron dështimi më i madh. Përballë Edi Rama, nuk mjafton zemërimi, As protestat simbolike, as retorika e konsumuar. Pa një vizion konkret, pa një projekt qeverisës, Çdo thirrje për ndryshim tingëllon bosh.Protestat janë kthyer në ritual. Deputetët shfaqen në rresht të parë, Jo për të udhëhequr, Por për t’u identifikuar. Prania e tyre është më shumë fotografike sesa politike. Ndërsa në terren, përballë qytetarëve, Ata nuk ofrojnë përgjigje Por vetëm përsëritje. Dhe çdo zë ndryshe Ai etiketohet menjëherë: “po bën opozitën e opozitës”. Një frazë që nuk mbron unitetin, Por fsheh varfërinë e mendimit.Pyetja që askush nuk guxon ta bëjë me zë të lartë është e thjeshtë A e sjell kjo rrugë pushtetin? A rrëzohet një qeveri vetëm me “protesta” të paorganizuara dhe pa alternativë? Heshtja që pason këtë pyetje Është përgjigjja më e sinqertë.Frika për të sfiduar liderin Ka prodhuar një klasë politike të mpirë. Deputetë që e dinë Se rruga aktuale nuk garanton fitore, Por nuk guxojnë ta thonë. Sepse në këtë ekuacion, Posti vlen më shumë se bindja. Karriera më shumë se përgjegjësia.Ironia më e madhe është se këta të njëjtë. Nesër do të jenë të parët që do të distancohen. Do të flasin për “vizion të munguar”, për “nevojë për ndryshim”, për “hapje të partisë”. Dhe do të paraqiten si alternativë Pikërisht ata që sot nuk guxojnë të jenë as zë kritik.Një opozitë që nuk prodhon mendim, Ajo nuk prodhon as besim. Dhe pa besim, Pushteti mbetet gjithmonë një premtim i largët.

Kujdes spiunët

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *