DAVID ANKEJE PREZANTOHET NË SERBI, NUK I BASHKOHET TEUTËS

DAVID ANKEJE PREZANTOHET NË SERBI, NUK I BASHKOHET TEUTËS

David Ankeje nuk do të jetë pjesë e KF Teuta Durrës, pavarësisht raportimeve të mëhershme, pasi sulmuesi 22-vjeçar është prezantuar zyrtarisht në Serbi nga FK Železničar Pančevo.

Sipas mediave italiane, transferimi i tij është mbyllur për një shifër rreth 500 mijë euro, një shumë e konsideruar e lartë në kontekstin e Abissnet Superiores.

Ankeje ishte përfolur si një përforcim i bujshëm për kampionatin shqiptar, por në fund ka zgjedhur të vijojë karrierën në Serbi.

22-vjeçari ishte pjesë e Genoa CFC, nga ku u largua pas një periudhe të paqëndrueshme, me vetëm 10 paraqitje në Serie A.

Genoa e kishte blerë kartonin e tij nga FC Sheriff Tiraspol në janarin e vitit 2024 për rreth 2.5 milionë euro, ndërsa më pas lojtari u huazua disa herë, pa arritur të bindte për një vend të qëndrueshëm në ekip.

Transferimi në Serbi shënon një hap të ri në karrierën e tij, pas një eksperience të shkurtër në elitën e futbollit italian.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *